KV.Theranda
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KV.Theranda

Ky Forum i dedikohet K.V Therandes
 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kuzhina Shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Niki
Admin
Admin
Niki


Numri i postimeve : 204
Registration date : 01/03/2007

Kuzhina Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Kuzhina Shqiptare   Kuzhina Shqiptare Icon_minitimeSun Apr 01, 2007 4:45 am

Ketu mund te postoni receta te ndryshme gatimi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Niki
Admin
Admin
Niki


Numri i postimeve : 204
Registration date : 01/03/2007

Kuzhina Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kuzhina Shqiptare   Kuzhina Shqiptare Icon_minitimeSun Apr 01, 2007 4:48 am

Pudink me kumbulla amerikane I marrim kumbullat ( sa te deshironi ju te beni ) i ndajm ne dysh dhe me pak uj i fergojm ne tenxhere,mandej i ndrydhim me mikser te pemeve duke ia shtu pak zane ( maz shume e holl ) derisa ta shohim masen e bere si pudink,e fusim ne frigorifer,te shperndara ne en te vogla,( sipas deshire ) pasi ti nxjerrim nga frigoriferi,e pregaditum ni shllag dhe ja qesim mbi seciles en dhe mbi e zbukurojm sipas deshire ( gjat pregaditjes mund ti qesim edhe pak sheqer ) Ju befte mire

Ni krem i let dhe i shpejt, ni pudink vanille ( apo qfare deshironi ju,veq ju kisha preferu ne fillim ta provoni me pudink vanille) e pregaditni ashtu siq pregaditet normal pudinku,e qitni ne ni en pak me te fell,dhe e mbuloni qe ti zihet fryma mire dhe e futni ne frigorifer derisa te ftohet mire, ne anen tjeter merrni dy te bardhet e ves me dy lug sheqer dhe i tundni mire derisa te behet masa e qendrushme,e nxirni pudinkun nga frigoriferi i perzini te dyat bashke,veq gjat perzirjes duhet te kemi kujdes mos ti humbet forma,d m th e merzijm shum ngadal dhe masa eshte e gatshme, per servim duhet te ndahet lug luge mund ta servoni me torte ose me perime te ndryshme ju befte mire
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Niki
Admin
Admin
Niki


Numri i postimeve : 204
Registration date : 01/03/2007

Kuzhina Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kuzhina Shqiptare   Kuzhina Shqiptare Icon_minitimeSun Apr 01, 2007 4:51 am

Xhelatinė me fruta dhe shampanjė

Nevojiten:
12 luleshtrydhe tė prera nė mes
12 kokrra rush, pa bėrthamėza
2 pjeshkė tė vogla, tė prera nė copa tė vogla
8 qershi, pa bėrthama
4 kajsi, tė prera nė copa tė vogla
1 shishe shampanjė
13 fleta xhelatinė ushqimore
6 qershi pėr garniturė



Ndajini frutat e prera nėpėr tasa. Nė njė tenxhere tė vogėl ngrohni 1 filxhan shampanjė, po pa e zier.Njomni xhelatinėn nė ujė tė ftohtė dhe mė pas treteni nė shampanjėn e ngrohtė. Hidheni nė njė enė ku keni vendosur pjesėn e mbetur tė shampanjės, pėrzieni pak dhe lėreni tė ftohet.

Hidhni ½ e sasisė sė zhelesė nė njė formė me vrimė nė mes. Shpėrndani ½ e sasisė sė frutave dhe lėreni nė frigorifer qė tė ngurtėsohet. Nė vazhdim hidhni ½ e sasisė sė mbetur tė zhelesė, shtoni frutat e tjera dhe vendoseni formėn sėrish nė frigorifer, pėr rreth 2 orė. Mė pas hiqeni masėn nga forma (duke e zhytur pėr 2 min nė njė enė me ujė tė nxehtė). Pėr garniturė pėrdorni qershi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Niki
Admin
Admin
Niki


Numri i postimeve : 204
Registration date : 01/03/2007

Kuzhina Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kuzhina Shqiptare   Kuzhina Shqiptare Icon_minitimeSun Apr 01, 2007 4:54 am

Akullore me luleshtrydhe

Pėr 4-6 persona nevojiten:
5 vezė
3 filxhanė qumėsht
2 ¾ filxhanė sheqer
4 ½ filxhanė luleshtrydhe
2 doza vanilje



Nė njė tenxhere tė vogėl zieni mirė qumėshtin. Ndėrkohė, nė njė tas rrihni vezėt me 1 filxhan sheqer. Shtoni pak nga pak qumėshtin e valuar nė masėn me vezė dhe sheqer, duke e pėrzier vazhdimisht. Zbrazeni tė gjithė masėn nė tenxhere, uleni zjarrin dhe pėrzieni derisa tė fillojė tė lidhet.
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni dozat e vaniljes. Lėreni masėn derisa tė ftohet plotėsisht. Pastroni luleshtrydhet, (lini 6 luleshtrydhe mėnjanė) shtypini nė njė tas dhe pėrziejini me sheqerin e mbetur. Nė vazhdim hidhini nė kremėn e ftohur.Vendoseni masėn nė ngrirje tė frigoriferit. Nxirreni ēdo 20 min.dhe pėrziejeni, me qėllim qė tė thyeni kristalet e mbledhura tė akullit. Servireni nė gota akulloresh duke vendosur nga lart nga njė luleshtrydhe pėr garniturė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Niki
Admin
Admin
Niki


Numri i postimeve : 204
Registration date : 01/03/2007

Kuzhina Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kuzhina Shqiptare   Kuzhina Shqiptare Icon_minitimeSun Apr 01, 2007 4:56 am

Ėmbėlsirė verore me fruta


Nevojiten
1 disk pandespanjė
lėng nga 2-3 portokaj
rreth 600 gr. fruta tė stinės (pjepėr, banane, qershi, pjeshkė etj)
400 ml kremė qumėshti
3 lugė sheqer pudėr
liker

Pėr kremėn e pastiēerisė nevojiten:
4 tė verdha veze
2 doza vanilje
4 lugė sheqer
1 limon
4 lugė miell
350 ml qumėsht
2 lugė tė vogla gjalpė
80 gr. kremė qumėshti


Lani limonin dhe prisni njė copė tė madhe lėkure. Pėrgatitni kremėn e pastiēerisė duke pėrzier tė verdhat e vezėve, sheqerin, copėn e lėkurės sė limonit, miellin, qumėshtin dhe vaniljen. Lėrini nė zjarr tė ngadaltė qė tė lidhen. Mė pas shtoni gjalpin, lėreni kremėn tė ftohet, hiqni lėkurėn e limonit dhe shtoni kremėn e qumėshtit tė rrahur.
Lageni pandespanjėn me lėng portokalli dhe vendoseni nė njė tas tė madh. Mbulojeni me kremėn a pastiēerisė dhe vendoseni tasin nė frigorifer, tė mbuluar me letėr celofan.
Njė-dy orė pasa se ta servirni ėmbėlsirėn, prisni hollė frutat, vendosini nė njė tas tjetėr, lagini me liker, pudrosini me 2 lugė sheqer dhe pėrziejini mirė. Mbulojeni tasin me letėr celofan dhe vendoseni nė frigorifer. Rrihni kremėn e qumėshtit dhe hidheni nė qeskė pastiēerie me formė tė dhėmbėzuar nė fund, tė cilėn do ta vendosni edhe atė nė frigorifer. Pak para se ta servirni ėmbėlsirėn, hidhni frutat nė tasin me pandispanjė. Mbulojeni me kremėn e rrahur tė qumėshtit dhe zbukurojeni me fruta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Niki
Admin
Admin
Niki


Numri i postimeve : 204
Registration date : 01/03/2007

Kuzhina Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kuzhina Shqiptare   Kuzhina Shqiptare Icon_minitimeSun Apr 01, 2007 4:59 am

Krepa (petė tigani) me akullore

Nevojiten
300 gr miell
1 litėr qumėsht
2-3 vezė
1 lugė gjalpė
1 majė luge sheqer
1 majė luge kripė
piper tė bardhė
1 lugė liker


Hidhni miellin nė njė tas, hapni njė gropė nė mes dhe hidhni nė tė vezėt, pėrzieni mirė dhe nė vazhdim shtoni qumėshtin, likerin, piperin, kripėn dhe sheqerin. Shtoni gjalpin e vakėt dhe pėrzieni sėrish. Mbulojeni tasin dhe lėreni pėr 1 orė. Pėrgatitja e krepave bėhet si mė poshtė: Nė njė tigan me diametėr 20 cm tė lyer me pak gjalpė, hedhim ēdo herė nga njė filxhan brumė tė rrjedhshėm dhe e lėmė 1 min. nė mėnyrė qė tė marrė ngjyrė, duke e kthyer nga tė dyja anėt.
Pasi krepat te jenė gati, i servirim duke vendosur nė mes njė lugė akullore dhe duke i palosur. Nga lart i spėrkatim me shurup frutash dhe gjethe dhjozme. Pėr garniturė pėrdoren gjithashtu edhe fruta tė freskėta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Niki
Admin
Admin
Niki


Numri i postimeve : 204
Registration date : 01/03/2007

Kuzhina Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kuzhina Shqiptare   Kuzhina Shqiptare Icon_minitimeSun Apr 01, 2007 5:01 am

Tiramisu me djathė maskarpone


Nevojiten
12 biskota ēaji
500-600 gr djathė maskarpone
1 ½ filxhan kremė qumėshti
1-2 tė verdha veze
1 filxhan kafe filtri me aromė ēokollate
4 lugė liker Amareto
½ filxhan sheqer pudėr
1 filxhan ēokollatė
2 lugė kakao.


Hidhni kafenė e pėrgatitur nė njė tas dhe shtoni ½ e sasisė sė Amaretos. Zhytni nė tė biskotat e ēajit dhe nė vazhdim renditini nėpėr tasa. Rrihni nė mikser tė verdhat e vezėve me sheqerin pudėr, derisa tė dalė njė masė si shkumė. Shtoni djathin maskarpone dhe sasinė e mbetur tė likerit Amareto. Rrihni nė mikser kremėn e qumėshtit derisa tė mpikset fort dhe shtojeni nė masėn me maskarpone. Pėrzieni mirė.
Shtroni kremė mbi biskotat e ēajit, spėrkatni me ēokollatė dhe mbuloni sėrish me kremė. Lėrini tasat nė frigorifer pėr rreth 2 orė dhe nė vazhdim pudrosini nga lart me kakao.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Niki
Admin
Admin
Niki


Numri i postimeve : 204
Registration date : 01/03/2007

Kuzhina Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kuzhina Shqiptare   Kuzhina Shqiptare Icon_minitimeSun Apr 01, 2007 5:04 am

Fruta me shllak

Nevojiten
200 gr biskota ēaji tė thėrrmuara trashė
1 filxhan qershi pa bėrthama
1 filxhan pjepėr, tė prerė nė copa tė vogla
10 kajsi, tė prera nė copa tė vogla
5 pjeshkė, tė prera nė copa tė vogla
12 luleshtrydhe
2 lugė sheqer tė zakonshėm
lėng i 1 portokalli
½ kg djathė maskarpone
1 ½ filxhan kremė qumėshti
1 filxhan kos tė kulluar
½ filxhan sheqer pudėr
1 lugė liker Amareto ose Schnapps


Vendosni nė njė enė pjeshkėt dhe kajsitė, pudrosini me sheqerin e zakonshėm dhe spėrkatini me lėngun e portokallit. Lėrini pėr 1 orė dhe mė pas kullojini. Nė vazhdim shtoni frutat e tjera dhe pėrziejini tė gjitha sė bashku.
Rrihni nė mikser kremėn e qumėshtit dhe sheqerin pudėr deisa tė bėhen kremė. Vendoseni kremėn nė njė tas. Mė pas rrihni nė mikser djathin, likerin dhe kosin, duke shtuar nė fund edhe kremėn e qumėshtit tė pėrgatitur nė fillim.
Nė njė tas qelqi vendosni njė shtresė biskotash ēaji, njė shtresė frutash dhe njė shtresė kremė. Pėrgatitni tė njėjtin proēes derisa tė mbarojnė lėndėt. Nga lart zbukurojeni me luleshtrydhe. Lėreni ėmbėlsirėn nė frigorifer pėr 2 orė, para se ta servirni
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Niki
Admin
Admin
Niki


Numri i postimeve : 204
Registration date : 01/03/2007

Kuzhina Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kuzhina Shqiptare   Kuzhina Shqiptare Icon_minitimeSun Apr 01, 2007 5:07 am

Ēokollatė vjeneze


Pėrbėrėsit:

6 kutiza ēokollatė
1 kg qumėsht
3 tė verdha veze
6 lugė pana e pėrgatitur





Pėrgatitja:
Shkrijmė kutizat e ēokollatės nė pak ujė dhe pasi tė kenė shkrirė mirė, shtojmė qumėshtin dhe e lėmė nė zjarr tė ngadaltė pėr 5 minuta. E lėmė tė ftohet dhe mė pas shtojmė tė verdhat e vezėve dhe i vėmė pėrsėri nė zjarr. Mė pas i heqim dhe shtojmė panėn, duke e hedhur mė pas nėpėr filxhan.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Kuzhina Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kuzhina Shqiptare   Kuzhina Shqiptare Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kuzhina Shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KV.Theranda :: Biseda tė Ndryshme :: Tema tė Lira-
Kėrce tek: